Po tani ç’patën/Filluan debatet dhe ofendimet mes djemve në Për’puthen: Ku shkon pa shkollë …


Puntatën e djeshme në “Për’puthen” u transmetua takimi i Ritvanës me Argjendin.

Gjatë takimit, Argjendi tregoi se ishe larguar nga familja në moshën 15-vjeçare dhe se kishte nisur punë menjëherë. E si pasojë, atij i është dashur që të ndërpresë studimet. Kjo ngjalli edhe diskutime në studio, ku reagimi i Eduardit u bëri përshtypje të gjithëve.“Ku shkon pa shkollë? Çfarë do bësh ti në të ardhmen, kur të kesh grua, fëmijë? Si do çosh para në shtëpi?”, i tha Eduardi.

Argjendi tregoi se mundësitë ekonomike e kanë penguar të vazhdojë shkollën dhe se është i kënaqur me “shkollën” e eksperiencës së jetës.Eduardi vazhdoi të mbetej skeptik dhe shfaqi mosbesim ndaj historisë së Argjendit, pasi sipas tij nuk ka shanse të punosh në një moshë aq të re. /korrekte

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *