Rrëzimi i ashensorit në Astir/ Gruaja shtatzënë është në gjendje kritike, policia ka ngritur dy/shimet se kavot janë…


Pesë persona mbetën të pl agosur, disa prej tyre rëndë, pasi rrëzimit të një ashensori në një pallat në zonën e “Astirit”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta pas mesnate. Në ashensor ndodheshin tre meshkuj dhe dy femra, njëra prej tyre shtatzënë.

Sipas informacioneve, gruaja shtatzënë është në gjendje më kritike në spital. Sakaq, dyshohet se shkak i rënies së ashensorit ka qenë këputja e kavove. Nuk dihet nëse kjo është shkaktuar nga amortizimi, pesha apo diçka tjetër.

“Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia. /korrieri

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *