Ti vajte me lekët e tua në Dubai? Tea: Aty harxhoj më pak se …


Tea Trifoni është një nga ish-konkurrentet më të pëlqyera të “Përputhen”. Së fundmi, ajo njoftoi se do të ishte pjesë e një programi në Top Channel, “Goca dhe Gra” bashkë me Fatma Haxhialiun, Krista Merkoçin, dhe Olesia Leçon.

Emisioni ka startuar pikërisht sot, dhe që në puntatën e parë, Fatma Haxhialiu, një nga katër moderatoret e “ka ngacmuar” Tean për pushimet, meqë secila prej tyre po ndante eksperiencat e kësaj vere.Tea tregoi se i ka filluar pushimet që në prill, fillimisht në jug të Shqipërisë dhe më pas ka udhëtuar drejt Dubait.

“Ti vajte me lekët e tua?”, e pyeti Fatma Tean, që e pohoi. “Gjatë një jave që qëndrova në Dubai kam harxhuar më pak, seç kam harxhuar gjatë një fundjave që qëndrova në jug”, tha ajo, duke shtuar se pushimet i kaloi me shoqërinë.

Më tej edhe vajzat e tjera ndanë eksperiencat e tyre në këtë talk-shoë. Aty do të diskutohet për temat më të nxehta që shqetësojnë dhe kuriozojnë publikun çdo ditë dhe emisioni do të jetë në transmetim një herë në javë. /huazuar nga News31

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *