Aksident i rëndë në Tiranë, furgoni përmbyset brenda tunelit te ish sheshi Shqiponja –

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme te tuneli, tek ish sheshi Shqiponja. Mësohet se një mjet tip “Furgon” është përplasur brenda në tunel dhe si pasojë është përmbysur në asfalt.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, për shkak të aksidentit është krijuar edhe një kaos trafiku brenda në tunel.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *