Berisha do rikthehet në… –


Demokrati Lisandër Hoxha ka bërë deklaratatë forta mëngjesin e sotëm teksa ka qenë I ftuar në emisionin “Ditë e Re”.

Ai ka theksuar sedemokratët janë të gatshëm të pranojnë ftesën e Berishës për të riformatuar partinë, por sipas tij për këtë nuk mjafton vetëm një vendim antistatuor por duhet të largohet Basha.

“Nuk mjafton heqja e një vendimi antistatutor duhet të largohet Lulzim Basha. Është peng i Edi Ramës. Sapo të ndodhë do shikoni një opozitë që nuk e imagjinoni dot. Rama nuk e mbyll dot mandatin. Po i hoqe patericën qeveria bie.”

Cila është rruga?

“Basha largohet me rrugë staturore.  Me një protestë kombëtare të ngremë kartonat anëtarët e kuvendit kombëtar të PDsë e ta shkarkojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Siç veproi i turpëruar. Të largohet i turpëruar nga shumica dërrmuese e demokratëve. PD nuk ka rrugë tjetër për tu ngritur në këmbë e fituar zgjedhjet. Ka me qindra të tjerë që mund ta drejtojmë shumë herë më mirë Lulzim Bashën.”

A e priste Basha një reagim të tillë nga demokratët?

“Bëri një test me Godolen. Godole është marrë nga Basha pa garë e pa rivalë si përfaqësuese e departamentit të të përndjekurve politikë.

Jonida Godole bëri një reagim dhe kërkoi largimin e Berishës nga grupi PD. Një njeri që nuk ka lidhje me PDnë dhe në 2017 në cilësohej si ushtarja e George Soros. Çfarë duan njerëzit e Soros në organet më të larta të PDsë?

Rruga për largimin e Berishës është shtruar avash. Deklarata e Godoles është shpërndarë në RD.

Imagjinoni çfarë tronditje i dha demokratëve kur lexuan në RD mendimin e anëtares së sapo zgjedhur.

E ka testuar dhe e priste reagimin e demokratëve por ka menduar se do ta vdesë Berishën politikisht, por harron se Berisha në rastin e parë që mendoni se e keni dobësuar shpërthen si një vullkan e të merr përpara ka energji të jashtëzakonshme.”, tha Hoxha.

 

 

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *