Berisha gati për shkarkimin e Bashës, ky i fundit “blindon” Shkodrën, frika më e madhe i vjen nga… –

 

Pas përjashtimit dhe përplasjeve të forta që Sali Berisha ka patur ditët e fundit me Lulzim Bashën, ndaj këtij të fundit ai pritet të ndërmarrë hapa konkret për të realizuar shkarkimin nga drejtimi i partisë më të madhe opozitare.





Një prej lëvizje që po parashikon lideri historik dhe themeluesi i PDsë është nisja e një turi takimesh në të gjithë Shqipërinë me demokratët dhe strukturat drejtuese të kësaj partie. Të njoftuar për këtë lëvizje, Lulzim Basha dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë nisur të marrin masa paraprake, duke ju kërkuar degëve lokale që të informojnë për cdo lëvizje, si dhe për njerëzit që mund të jenë bashkëpunëtorë të doktorit.





Burime për Shkodranews bëjnë me dije se edhe në Shkoder ka nisur kjo lëvizje, e madje emra të rëndësishëm të PDsë po tentojnë të pengojnë këtë gjë, ku e para në lëvizje është vënë Voltana Ademi.





Ajo ka kërkuar që të mos shprehet asnjë prej punonjësve të bashkisë që janë pjesë e strukturës së PDsë, lidhur me figurën e Sali Berishës dhe përjashtimit të tij nga PD. Në të kundërt ndaj tyre do të ketë masa konkrete, deri edhe me penalizime nga vendi i punës.





Po ashtu vetë deputetet aktual janë porositur të kenë kujdes në të shprehurën publike, si dhe të mos mbështesin asnjë prej zërave që ka dalë kundër Bashës, por përkundrazi me to të punohet për të eliminuar çdo pakënaqësi apo qëndrim që dëmton PDnë.





Lulzim Basha duke qënë i vetëdijshëm për mbështetjen e madhe që Sali Berisha ka në Shkoder dhe reaksionin që ka krijuar shkarkimi i tij, ka venë në lëvizje të gjitha instrumentat për të penguar një rrjedhë të madhe që nëse do të vinte nga Shkodra, do të ishte shkatërrimtare për të.





Prej momentit kur Sali Berisha është përjashtuar nga PD, asnjë prej drejtuesve të PD Shkoder, qofshin ato deputet aktual, ish deputet apo drejtues vendore e të kupolës së partisë, nuk janë shprehur “pro” apo “kunder” vendimit të kryedemokratit. Servilizmi që po shfaqin ndaj Lulzim Bashës ka krijuar shije të hidhur tek masa, ata që ndër vite kanë votuar PDnë dhe kanë ndjekur aksionet e saja politike. /ShkodraNews

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *