Bilali zhvillon mbledhjen e parë në… lokal. A nuk e di e zgjedhura e Shkodrës që PS ka një seli? Apo ka frikë të futet?! –

Ta nisësh në drejtimin e gabuar. Kjo është zgjedhja që ka bërë drejtuesja politike e socialistëve, njeriut që Edi Rama i la në duar një prej qarqeve më të rëndësishme. Edona Bilali duket se nuk e di ende që partia socialiste ka një seli, apo më keq akoma, ka frikë të hyjë në ato mjedise dhe vendos që pas marrjes së kësaj detyre të rëndësishme, të parën mbledhje ta zhvillojë në një lokal.

Me aktorët kryesorë politik të PS në Shkoder, Bilali prezantimin si drejtuese politike e bën në një mjedis aspak të përshtatshëm, e që mbi të gjitha nuk përcjell frymën dhe imazhin që duhet të ketë një parti fituese e zgjedhjeve, e që edhe për 4 vite do të drejtojë vendin.

Me deputetët e qarkut, kryetarët e bashkive, prefekten, kryetarin e këshillit të qarkut, kryetarët e partive në bashkitë e qarkut dhe anëtarët e Asamblesë së PS nga qarku Shkodër, ajo në një nga lokalet e njohura të qytetit ka folur për objektivat e forcës politike që përfaqëson.

Ndërsa flet për ftesë ndaj rinisë, e duke premtuar se do ta bëjë Shkodrën, ajo nuk ka guxuar të thotë asnjë gjysëm fjale për akuzat e ditëve të fundit mbi punësimet nepotike të familjarëve të saj në postet kyçe, madje në ato që cilësohen si drejtoritë më të rëndësishme

Strategjia e Edonës për tu fshehur pas fjalëve të bukura, portretit të një vajze të re, nuk mundet të mashtrojë socialistët shkodranë, të cilët fare mirë e dijnë se kjo që po ndodh këtë periudhë është dëshmia më e mirë e arrogancës me të cilën ajo ka nisur ushtrimin e funksioneve të rëndësishme që PS dhe vetë kryeministri Rama i kanë besuar.

Drejtuesja politike e PS nuk do ta ketë të lehtë të ringrejë një parti që prej disa vitesh noton në ujera të turbullta, kur edhe vetë po bën të njëjtat gabime, duke mos ndryshuar rrugën e paraardhësve të saj që ju besua një funksion i tillë, si dhe ju dha shansi të jenë deputetë të një qarku të rëndësishëm si Shkodra. /ShkodraNews

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *