“Dyshohet se ka pasur komunikime me një…”. Gazetarja Anila Hoxha nxjerr detaje shokuese mbi vdekjen ‘misterioze’ të Evgjenisë: Ka hyrë si mjek për..


Vdekje misterioze e Evgjeni Baxhos 4 muaj më parë vijon ende të hetohet nga Prokuroria, pasi në trupin e saj u gjetën disa shenja të padeshifruara që ngritën dyshimet për përfshirje në një sekt fetar.

Në emisionin Shqipëria Live, gazetarja Anila Hoxha zbuloi detaje të reja, teksa tha se aktualisht po bëhet zbërthimi i plotë i telefonit të së ndjerës.

Sipas Hoxhës, nga këto hetime ka rezultuar se Evgjeni ka pasur komunikime të vazhdueshme me një person të seksit të kundër, në Tiranë.

“Ka qenë një komunikim dhe një njohje disa mujore mes tyre. Është kërkuar informacion nga kompanitë celulare që të ndihmojnë në gjetjen e emrit të mashkullit në fjalë, të cilin e ndjera e kishte të regjistruar me kod. Ky numër është blerë në tregun e zi”, tha Anila Hoxha.

Kjo e fundit shton se Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se Baxho ka pasur një varësi ndaj këtij personi.

“Si pasojë, Prokuroria ka pyetur të rinjtë që njihnin të renë, nëse ajo po aplikonte apo ndiqte disa sekte fetare? Burime jo zyrtare kanë thënë se ata kanë pasur bisedë intensive gjatë javëve të fundit. Ajo fliste për gjyshen dhe dajën që janë në Tiranë. Fliste për marrëdhënien dhe dobësinë  që kishte për gjyshen. Sipas tij, nuk duhej të takonte njeri se prishej rituali që ajo ndiqte. Nuk dihet çfarë rituali”, tha gazetarja e njohur.

Anila Hoxha shtoi se ekspertiza nuk ka depozituar ende rezultatet përfundimtare të kësaj vdekjeje, zbërthimin e simboleve të shkruara në trupin e vajzës.

 

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *