Gjest të madh ka bërë aktori shqiptar/ 26-vjeçari i kërkoi ndihmë, për 10 minuta i gjeti punë në Gjermani

Aktori i i njohur, Kreshnik Ibrahimi, ka dëshmuar gjithmonë se është në mbështetje të bashkatdhetarëve në Gjermani. Aktori i filmit të njohur, “Tigri”, është mjaft aktiv edhe në rrjete sociale ku shpërndanë kërkesat e mërgimtarëe.

Kështu ka vepruar edhe së fundi ku ka kërkuar që një djalosh ka kontaktuar me të dhe i ka kërkuar ndihmë për punësim në rrethin e Stutgart në Gjermani.

Ibrahmi kërkesën e bëri përmes llogarisë së tij në “Facebook”. Për tu punësuar djaloshi 26 vjeçar i janë dashur vetëm 10 minuta.

Kreshniki këtë e tregoi përmes një komenti ku tha se djaloshi është punësuar ku edhe e ka falënderuar zotëriun që i ka gjetur punë. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që producenti i emisionit “Ich bin Albaner”, ka postuar kërkesa të tilla të shqiptarëve në diasporë të cilave iu përgjigjen pozitivisht komuniteti i biznesit shqiptar në Gjermani. /korrieri

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *