I kishte gjunjtë… –


Gjyshja e Sabrinës 23vjeçares së qëlluar për vdekje nga ishburri Elton Metaj, ka treguar detaje të reja. Ajo theksoi në emisionin “Me zemër të hapur” dhunën që e reja kishte pësuar nga ishbashkëshorti dhe që kishte sjellë ndarjen një vit më parë.

“Kur ishte 14 vjeçe Sabrina u njoh me Eltonin, dhe pa e njoftuar familjen iku në banesën e tij ku vazhduan bashkëjetesën. Më pas patën dhe miratimin e prindërve.

Gjatë këtyre viteve, më vonë familja mëson se Sabrina është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj.

Dhuna nuk ka nisur që në fillim, më vonë xhelozia, mungesa e vëmendjes për familjes, nuk i përgjigjej nevojave të familjes dhe as Sabrinës, as për ta çuar tek mjeku. Ishte xheloz nuk e lejonte as të vizitohej tek mjekët burra. Nuk e lejonte të kishte as një jetë sociale.

Në shtator të vitit të kaluar Sabrina i dha fund kësaj martese, pa fotot në celular të bashkëshortit me vajza të tjera dhe u largua duke u kthyer tek babai.

Muajt e parë ka pasur iniciativa nga të dyja familjet që çifti të pajtohej për hatër të vajzës së mitur, pa i ditur episodet e dhunës.

Gjyshja e Sabrinës tregoi se kur mbesa ishte kthyer në shtëpi, i kishte treguar kunatës shenjat e dhunës dhe rrahjet e Eltonit.

“Në kohën e fundit tregoi për dhunën. Mua nuk më tregonte, i kishte treguar nuses së djalit, disa të nxira, i kishte thënë që mua më rrihte Eltoni me rripin e mesit. I kishte bërë gjunjët copë. Tha që ‘më la, kur çupa e vogël vuri ulërimën’. E qëllonte me çfarë të kishte, në kokë”, tregoi gjyshja.

Sabrina Bengaj u vra me armë zjarri rreth orës 22:50 të 10 shtatorit, në fshatin Zhupan, nga ishbashkëshorti Elton Metaj Bengaj, 31 vjeç, në banesën e prindërve të saj ku jetonte prej 1 viti, nga divorci.

Vrasësi u arrestua pas disa orësh, teksa ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar në fshatin e tij Peshtan.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *