Kam merak se aty nuk do… –


Opinionisti Arjan Konomi ka befasuar me komentin e bërë në foton e ishkonkurrentes së Për’Puthen, Tea Trifoni, ku kjo e fundit fliste për rikthimin e saj në ekran në pozicionin e moderatores në emisionin “Goca dhe Gra’, së bashku me Fatma Haxhialiun, Olesia Leço, dhe Krista Merkoçi.

Arjan Konomi ka komentuar në  një prej fotove të publikuara në Instagram nga Tea ku e porosit të bëjë kujdes pasi sipas tij ajo nuk do mund të shfaqë aftësinë e saj dhe e këshillon të ruhet pasi do ta mbysë paaftësia e të tjerëve.

Ky duket më shumë si një thumb për gazetaren Fatma Haxhialiun pasi, Arjani dhe Fatma gjatë “Për’puthen Prime” kanë pasur debate të shpeshta dhe marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e mirë.

“Tea suksese ne “aventuren” e re televizive! Je shume mire por te takonte nje emision krejt tendin. Kam merak se aty nuk do te mund te shfaqesh tere aftesine tende ne ekran. Ruaju mos te te mbyse paaftesia e te tjereve! Suksese!”, i shkruan Arjani.

 

 

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *