Kush ishte mashkulli misterioz që komunikonte me Evgjeninë? Babai i viktimës del me lot në sy dhe I tronditur para mediave, bën deklaratën e bujshme


Detaje të reja dolën në pah sot nga gazetarja Anila Hoxha lidhur me rastin e vdekjes misterioze të Evgjeni Baxhos 4 muaj më parë. Babai i viktimës, ka kërkuar para mediave që të vihet drejtësia në vend. Të dhënat e prokurorisë tregojnë se vajza po ndiqte një rit për të cilin nuk jepen detaje te tjera. Vdekja e të resë u raportua nga policia fillimisht si e shkaktuar nga infeksioni i dhëmballës.

Babai i viktimës shprehet se ky është një fenomen tronditës.

I pyetur në lidhje me mashkullin misterioz që komunikonte e bija dhe sektin që ajo ndiqte, babai i saj tha: “Kush janë këta njerëz, kë takojnë, çfarë të rinj marrin në qafë? Të merret një masë, shteti duhet të veprojë, nuk duhen lejuar ngjarje të tilla”.

I ati shtoi se Evgjeni ishte “një vajzë që studionte shumë. Isha krenar që më thoshin se ke një vajzë të zgjuar”.

Ai vijoi duke thënë se kur shkoi në Tiranë, ajo filloi që distancohej më shumë. Ndërsa duke folur rreth seksit me të cilin Evgjeni mund të ketë qenë e lidhur, babai i të ndjerës tha:

“Kur e thotë prokuroria, mund të jetë kjo.  Unë nuk mund të jem ekspert, por e vërteta duhet të dalë sa më shpejt. Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur atë ditë”.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *