“Mbylle atë gojë”, çfarë ndodhi në Kuvend mes BashësBallësKryemadhit –

Ditën e sotme në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë janë formuar 4 Grupe Parlamentar, por LSI duke patur 4 deputetë nuk u përfshi në asnjë grup. Për pasojë, deputetët e kësaj partie nuk u përfshinë në asnjë nga Komisiobnet e Përhershme të Kuvendit.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi që anëtarët e Komisioneve të mos votoheshin ditën e sotme, duke kërkuar që në këto Komisione të përfshiheshin edhe deputetët e LSIsë, pasi këta të fundit të bënin propozimet e tyre.

Por menjëherë ai është ndërprerë nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili i është ktghyer keq, duke i thënë “mbylle gojën”. Basha ka folur nga vendi i tij dhe pa mikrofon, ndërsa më pas është përplasur edhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Mbylle atë gojë, mos na bëj dërrdërr ti. Kush je ti? Kush ta jep të drejtën”, iu drejtua Basha – Ballës.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *