Një herë e një kohë, një majmun i zgjuar jetonte mbi një pemë e cila bënte mollë shumë të ëmbla të kuqe. Ai ishte shumë i lumtur. Një ditë të bukur…


Një herë e një kohë, një majmun i zgjuar jetonte mbi një pemë e cila bënte mollë shumë të ëmbla të kuqe. Ai ishte shumë i lumtur. Një ditë të bukur, një krokodil notoi pranë pemës dhe i tha majmunit se kishte bërë një rrugë të gjatë në kërkim të ushqimit dhe ishte shumë i uritur. Majmuni i sjellshëm i ofroi atij disa mollë të kuqe. Klokodilit i pëlqyen shumë mollët dhe i tha majmunit nëse mund të vinte përsëri herë tjera për të ngrënë përsëri fruta. Majmuni bujar pranoi me kënaqësi.

 

Krokodili u kthye të nesërmen, hëngri fruta dhe u largua. Pasta ditën tjetër përsëri, e kështu me radhë. Shumë shpejt ata u bënë shokë të mirë. Ata i tregonin njëri tjetrit për jetët e tyre, familjet e tyre, ashtu si bëjnë të gjithë shokët. Krokodili i tha majmunit se kishte një grua dhe ata jetonin në anën tjetër të lumit. Kështu, majmuni i sjellshëm i dha edhe disa mollë të tjera ti merte me vete dhe t’ia dërgonte gruas së tij në shtëpi. Gruaja i pëlqeu shumë mollët dhe i kërkoi e bëri krokodilin ti premtojë asaj se do ti sillte mollë për çdo ditë.

 

Ndërkohë, shoqëria midis majmunit dhe krokodilit u thellua teksa kalonin shumë e më shumë kohë sëbashku. Gruaja e krokodilit nisi të bëhej xheloze. Ajo vendosi ti japë fund kësaj shoqërie. Ajo i tha krokodilit se nuk e besonte dot se si mund te ishte shok me një majmun. Krokodili u mundua që ta bindë të shoqen e tij se majmunin e kishte vërtet shok dhe se ai ishte një shok shumë i mirë. Gruaja e krokodilit mendoi me vete, meqenëse ky majmun jeton i rrethuar nga mollë të kuqe e të ëmbla, mishi i tij do të jetë shumë i shijshëm dhe i mirë. Kështu ajo i tha krokodilit që ta ftojë majmunin në shtëpinë e tyre.

 

Krokodili nuk ishte dakort me këtë, ai e kishte vërtet mik majmunin. U mundua të justifikohej se majmuni nuk vinte dot në shtëpinë e tyre sepse nuk kishte se si ta kalonte lumin. Por gruaja ishte e vendosur për të ngrënë mishin e majmunit. Kështuqë, ajo thuri një plan. Një ditë, ajo u shtir sikur ishte e sëmurë dhe i tregoi krokodilit se mjeku i kishte thënë që ajo do të shërohej vetëm nëse hante zemrën e një majmuni. Nëse i shoqi donte ta shpëtonte gruan e tij, atëherë ai duhet ti sillte asaj zemrën e shokut të tij patjetër.

 

Krokodili ishte i tmerruar. Ai ishte në pozitë të vështirë. Nga njëra anë, ai e donte shokun e tij. Nga ana tjetër, ai nuk e linte dot gruan e tij të vdiste. Gruaja e kërcënoi krokodilin që nese ai nuk i sillte asaj zemrën e majmunit, ajo do të vdesë me siguri.

 

Kështu, krokodili, duke mos patur asnjë zgjidhje tjetër, shkoi tek pema e mollëve dhe e ftoi majmunin në shtëpi për ta prezantuar dhe të njihet me gruan e tij. Ai i tha majmunit se mund të qëndronte mbi shpinën e krokodilit dhe ai to da kalonte matanë lumit. Majmuni pranoi me kënaqësi. Kur arritën në mes të lumit, krokodili nisi të zhytej në ujë. Majmuni i tmerruar e pyeti krokodilin se pse po e bën këtë. Krokodili i shpjegoi se ishte i detyruar ta vriste atë që të shpëtonte jetën e gruas së tij. Ai i shpjegoi majmunit të gjithë problemin dhe se vetëm zemra e tij mund ta shpëtonte gruan. Majmuni i zgjuar i tha krokodilit se do ta pranonte me kënaqësi që ti dhurojë zemrën gruas së shokut të tij të ngushtë dhe ti shpëtojë asaj jetën, por ai e kishte lënë zemrën në pemën e mollës. Ai i kërkoi krokodilit që të kthehet pas dhe të shkojnë në pemë dhe të marin zemrën.

 

Krokodili budall u kthye menjëherë dhe notoi për tek pema e mollëve. Majmuni u ngjit në pemë i sigurtë tashmë. Ai i tha krokodilit që ti thotë gruas së tij, se ajo është martuar me budallain më të madh në botë.

 

Mësimi:

Mos e nënvlerëso veten tënde. Në këtë botë ka më shumë herë më budallenj. Kurrë mos i zër besë njeriu përveç familjes tënde. Një shok budalla nuk ka çfarë të duhet, le të jetë sado i mirë, herët ose vonë do të të pjellë belaja prej tij. Jo sepse ai ta bën qëllimisht, por nga padituria e tij të fut në telashe. Fatkeqësia më e madhe e njeriut është trashësia e mendjes së tij dhe e atyre që e rrethojnë.



Source link

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *