Njihuni me tre grupet parlamentare të opozitës –

Opozita parlamentare do të ketë tre grupe parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, PDsë dhe dy të drejtuar nga PR dhe PDIU, dy aleatët e Lulzim Bashës.

Në grupin e drejtuar nga Fatmir Mediu do të jenë edhe tre kryetarë të tjerë të partive të vogla që janë pjesë e koalicionit opozitar.

Në grupin e Partisë Republikane të drejtuar nga Fatmir Mediu do të jenë; kryetari i LZHKsë Dashamir Shehi, kryetari i PAAsë, Agron Duka, kryetari i PBDNJsë, Vangjel Dule, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Eralda Tase, të huazuar nga PD.

Tre grupet parlamentare të opozitës

Grupi i Partisë Demokratike të Shqipërisë
Grupi i Aleancës për Ndryshim
Grupi për Demokraci dhe Integrim

Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Monika Kryemadhi nuk arriti që të formonte grup, pasi mori vetëm 4 deputetë në 25 prill.

Pas pak, në orën 17:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *