“O Mik, o Vëlla”. Gazetaria shqiptare merr lajmin më të zi, ndahet nga jeta gazetari i njohur, kolegë e miq vërshojnë lotët


Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë Gazetari i njohur shqiptar Nexhat Gjuzi.

Për humbjen e madhe ka reaguar dhe ish-numri 2 i Prokurorisë së Përgjithshme, Shkëlqim Hajdari.

Postimi i plotë:

Nexhat Gjuzi (Xhati), ka ndërruar jetë!

Pata fatin ta njihja, para dhe pas viteve 90. Mbeti gazetari sportiv brilant, mik i brezave të shumtë të sportistëve, për të cilët pasqyroi me dashuri e profesionalizëm, pa u lodhur e me objektivitet, të gjitha arritjet dhe sukseset e tyre.

Por si intelektual, patriot e fisnik, pas viteve 1990, përveçse detyrave shtetërore, dha një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në ngritjen e funksionimin e KMSh.

Për të gjithë ata që e kanë njohur Xhatin, do ta kujtojnë për buzëqeshjen, urtësinë, butësinë, mençurinë, veti njerëzore që i kishte nga besimi në Zot si dhe trashëgimia e familjes së madhe Gjuzi të Kavajës.

Xhati lum ti për jetën që bëre dhe ike në botën tjetër me fjalën e Zotit në gojë!

Qofsh për në parajsë, o mik e vëlla i gjithkujt që të njohu në këtë jetë!

/korrieri

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *