Rikthehen Kufizimet për Shqipërinë. Ministria e Jashtme jep Njoftimin dhe tregon Rregullat e Reja –


Rikthehen kufizimet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ka qenë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ajo që ka dhënë pak më parë njoftimin për ndryshimet për udhëtimet nga Shqipëria drejt disa vendeve të BEsë.

🔴 Duke u bazuar në rekomandimin e BEsë, qeveria belge ka rikthyer kufizimet për udhëtimet jo esenciale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi.

Sipas rekomandimeve, shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë drejt Belgjikës:

– Kur janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit. Pas mbërritjes në Belgjikë i nënshtrohen testimit ditën e parë ose të dytë dhe të shtatë. Nëse në ditën 7 përgjigja është prapë negative, shtetasi del nga karantina.

– Në rastet e udhëtimeve esenciale, duhet të kenë konfirmimin për udhëtimin nga ambasada e Belgjikës në Bullgari (nga ky vend bëhet mbulimi për vendet e Ballkanit Perëndimor). Aplikimi për PLF (Passenger Location Form), bëhet online, duke ia drejtuar kërkesën ambasadës në adresën: [email protected]

– Shtetasit mbi 12 vjeç duhet të jenë të pajisur me test PCR të 72 orëve të fundit dhe pas mbërritjes në Belgjikë do t’i nënshtrohen karantinës.

INFORMACION MBI KRITERET E LËVIZJES SË SHTETASVE SHQIPTARË, NË SHTETET E HUAJA.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes të udhëtarëve jashtë vendit për shkak të Covid19, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE. Për informacion të përditësuar mbi rekomandimet e Këshillit, klikoni në linkun bashkangjitur: https://bit.ly/3jZcgAZ

Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti. Gjithkush ka përgjegjësinë individuale dhe kolektive për t’i respektuar këto rregulla.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *