Seanca e dytë parlamentare, Sali Berisha tregohet më i shpejtë se Luzim Basha… –

Ishkryeministri Sali Berisha sapo ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë ku do të fillojë pas pak edhe seanca e radhës plenare. Po ashtu, drejt Parlamentit ishte nisur edhe lideri i demokratëve Lulzim Basha bashkë me deputetët e PD.

Ndërkohë, më herët u bë e ditur se opozita do të ketë tre grupe parlamentare në këtë legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë. Gazetari i “ABC”, Juxhin Mustafaraj mëson se përpos PDsë grup parlamentar do të kenë edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut dhe PDIU, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Për të formuar një grup parlamentar një forcë politike duhet të ketë shtatë deputetë. Dy aleatët e PDsë nuk e kanë numrin magjik dhe për të plotësuar kushtin Lulzim Basha ka pranuar që t’u japë “borxh” deputetë PRsë dhe PDIUsë.Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Monika Kryemadhi nuk arriti që të formonte grup, pasi mori vetëm 4 deputetë në 25 prill.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *