Shqipëria do… –


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se Shqipëria do drejtojë për herë të parë Sesionin e 71të të Komitetit Rajonal të OBSHsë për Europën, i cili po zhvillon punimet në Kopenhagen të Danimarkës, me pjesëmarrjen e drejtuesve të shteteve dhe Ministra të Shëndetësisë të 53 vendeve.

“E nderuar dhe e privilegjuar për mundësinë që Komiteti Rajonal i OBSHsë për Europën i dha Shqipërisë, për të drejtuar Sesionin e 71të të Komitetit Rajonal të OBSHsë për Europën, që po zhvillohet në Kopenhagen” – u shpreh Ministrja Manastirliu pas zgjedhjes në këtë Sesion të Komitetit të OBSH për Europën.

Drejtues të shteteve dhe ministra të shëndetësisë së 53 vendeve, drejtori i OBSH dr. Tedros Adhanom, drejtori i OBSH për Europën dr. Hans Kluge, me pjesëmarrjen e veçantë të Princeshës së Kurorës së Danimarkës dhe ekspertëve më të njohur botëror, dr. Fauci, prof. Monti, po diskutohet për mësimet e nxjerra nga pandemia COVID19, për të ridimensionuar qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore, nën dritën e pandemisë.

Ridimensionimi i kujdesit parësor, investimi për adresimin e problemeve të shëndetit mendor, Agjenda e Imunizimit 2030 dhe zbutja e pabarazive për aksesin në vaksina, janë në fokus të diskutimeve që po zhvillohen në Kopenhagen, në takimin më të rëndësishëm vjetor të Shëndetësisë për Europën, i cili zhvillon punimet nga datat 1315 Shtator.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *