“Të marrsha të keqen, kështu të dua”. Futbollisti Eros Grezda i pikëlluar, mes dhembjes së madhe zbulon bisedën e dhimbshme me Mihalin


Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda ka reaguar I hidhëruar për ndarjen nga jeta të fizioterapistit Ylli Mehali, ndërsa ka treguar dhe bisedën e fundit që ka zhvilluar me të.

“U prehsh në paqe Yll. Njeriu me shpirt më të pastër që kam njohur”.

Mihali: Të marrsha të keqen, kështu të dua, do t’i shkelësh me këmbë prapë.

Grezda: Kismet zemra ime, të dua shumë dhe më mungon

Mihali: Kam besim te ty vllai, dhe mua më mungon, por jam i bindur që do takohemi shpejt

Ylli Mihali u prek rëndë nga virusi famëkeq megjithëse i kishte bërë 2 dozat e vaksinës Pfizer. Gjithashtu ka reaguar edhe presidenti i FSHFsë, Armand Duka i cili me një mesazh ka shprehur ngushëllimet për këtë humbje të madhe në sportin shqiptar.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *