”Vajza doli me bukë dhe pjatë në dorë, i vuri …”, Nëna e Sabrina Bengajt rrëfen ngjarjen (Video)

 

Nëna e Sabrina Bengajt, Valentina ka rrëfyer momentin kur Elton Metaj i vråu vajzën në banesë, mbrëmjen e së premtes. Nëna thotë për mediat se 31-vjeçari e vråu të bijën me bukë në gojë.

E ëma tregon se Sabrina sapo ishte kthyer nga puna dhe po konsumonte darkën, ndërsa Eltoni vjen pas saj pak çaste më vonë dhe ka trokitur në derë.

Valentina thotë se është munduar ta qetësojë ish-dhëndrin, i cili në dorë mbante årmën kållåshnikov. Siç tregon ajo në atë moment afrohet Sabrina me bukë dhe pjatën në dorë, ndërsa pas një debati të shkurtër verbal ai e ka qëlluar sapo ajo ka kthyer shpinën.

“Po shkonte ora 10:20 vajza punonte, kur ishte turni i dytë unë dilja sepse ia kisha frikën atij njeriu. Kur isha ulur te karrigia më dukej nga frika…se ka bërë terror vjet në shtëpinë tonë. Unë e kuptova direkt, vajzën e prita po hante bukë, ishte me bukë në gojë. Unë po vazhdoja punët. Sa e pashë që do hapte derën e jashtme, kur ai e hapi derën, thashë mos ky do jetë Eltoni. Kur e hapi derën ishte me kållash. Unë vura kujën dhe me atë qetësinë time iu afrova dhe i thashë, e mora me të mirë: të lutem i thashë, ishe 10 muaj në burg, merre armën dhe ik pa të parë njeri, e ke bërë njëherë këtë terror. Ku është ajo më tha. Vajzën tjetër e kisha në dhomë edhe nusen. Del nusja dhe më thotë ma çfarë është. Doli vajza me bukë dhe pjatë në dorë, i vuri åutomåtikun. Vajza i tha mos e godit atë se është shtatzënë, për nusen. Nxirrni Armandon tha për çunin, sa ktheu kurrizin çupa ai e goditi,” shprehet ajo. /korrieri

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *