“Vrasja e frymës”, mund të asgjësojë PDnë. Ëndrrat e Bashës me SHBAnë, amatorizëm politik! –

Socialistet e kane nisur zyrtarisht mandatin e trete qeverises, ndersa demokratet preken rekordin e pa shenuar me pare ne pluralizem, per te treten legjislature ne opozite. Pas zgjedhjeve te 25 prillit, konfigurimi qe pati skena politike ishte tejet e çuditshme, kjo per shkak se mazhoranca qendroi ne pushtet permes forces se interesave, mbeshtetjes se oligarkeve, blerjes se votave dhe bashkepunimit me krimin.

Ndersa opozita e gjendur perballe shume veshtiresive, arriti te shenoje nje permiresim te lehte qe kryesisht vijon te vije vetem nga fryma qe prodhohet. Megjithate kontrasti brenda saj mbetet i forte nga ajo qe ka frymezuar nder vite lideri historik Sali Berisha dhe sa frymezon ne keto vite figura e Lulzim Bashes, njeriut tejet te kontestuar brenda radheve te PD, prej dites se pare kur mori pushtetin ne kete parti.

Hapi qe mori Basha per perjashtimin e Berishes u pa prej tij si nje frymemarrje, pasi po degjonte zerin e nje prej shteteve me te forta e ndikim te madh, sic eshte Amerika. Opozita syte i ka tek SHBA, prej te ciles shpreson edhe tek ardhja e shpejte ne pushtet, permes reformave qe beson se mund te godasin mazhorancen dhe forcojne opoziten.

Por kjo teze sebashku me shpresen qe SHBA mund te ngjise Bashen ne pushtet, ngjan sa qesharake, aq edhe militanteske qe nuk ka asnje logjike politike ne mes. Perçarja qe Basha i ka bere PD me largimin e Berishes mund te largoje ate qe ne gjithe keto vite e ka karakterizuar kete parti, fryma. Edi Rama po sillet ndryshe dhe kete mandat e ka kthyer ne sfide personale, ku me se shumti do te luaje per te korigjuar gabimet sesa per ti thelluar ato.

E ne krahun tjeter perplasjet dhe ndarja mund ta dobesoje PD, e ku ne keto 4 vite ulja e popullaritetit dhe zbehja e frymes mund ta asfiksoje ate. Kjo do te ishte vrastare sepse nga radhet e popullit opozitar mund te shtohen largimet, 12 vitet e opozites thellojne krizen ekonomike dhe PD mund te rrudhet deri ne ate pike sa te rrezikoje ekzistencen. E kur mbeshtetja bie, atehere mbi cilen logjike mund te hyje ne loje SHBA per te sjelle ne pushtet partine e nje minorance?

Keto llogari Basha duket se i ka bere gabim, e kjo nuk do te perbente çudi, kur dihet matematika e tij. Largimi i figurave dhe njerezve me potenciale ne PD ka deshmuar ne keto vite se ishte hapi i gabuar dhe me Sali Berishen duket se eshte vula perfundimtare e nje rrenimi te pashmangshem. Edi Rama e ka nisur lojen per ta thelluar kete gje, me ftesat per bashkepunim, e ky do te ishte gabimi me i rende i nje opozite qe do te shihte veten duke u shkrire cdo dite e me shume. Tentativa per tu fshehur apo kapur pas kartes SHBA, nuk eshte asgje me shume sesa nje veprim amatoresk, qe ne politike te jep kosto te medha. PD duhet te marre frenat e veta ne duar dhe per ta bere kete gje, sepaku nevojitet lidership, e tek Lulzim Basha ai mungon./ShkodraNews

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *