Basha del me urdhër të ri në lidhje me Berishën. Ç’po ndodh me PD

Tensionet në kampin demokrat janë rritur ndjeshëm pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. Ndërkohë mesa duket kryedemokrati ka zgjedhur të “luftojë” frontalisht me Berishën, pasi siç deklaroi Basha, duke nisur nga sot daljet mediatike të eksponentëve të PD do të jenë më të shpeshta, ku në fokus do të jetë sqarimi i opinionit publik në lidhje me situatën e krijuar në PD.

“E shpreha edhe dy ditë më parë që po e përcjell me shumë keqardhje gjuhën e përdorur nga z.Berisha pas vendimit të detyruar për ta larguar atë përkohësisht nga grupi parlamentar. Është momenti që secili nga ju të mos i shmanget mediave dhe interesit publik për këtë çështje.Të sqarojmë se vendimi ishte i pashmangshëm dhe i detyruar, ndaj edhe demokratët të sqarohen që të mos krijohet asnjë përshtypje se demokratët janë të përçarë, ose akoma me tepër që ka dy grupe kundër njëri-tjetrit”- tha Basha në një deklaratë gjatë mbledhjes që bëri me disa prej të besuarve të tij në kryesinë e PD. Në mbledhje u vu re mungesa e eksponentëve të rëndësishëm në PD si Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Albana Vokshi.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *