basha ekzekutoi një porosie shumë dashamirëse të SHBA –

IshPresidenti i Shqipërisë, Bamir Topi  i ftiar në emisionin “Frontline” të Marsela Karapanços në News24 ka deklaruar se ishte SHBA katalizatori kryesor pse Basha hoqi Berishën nga grupi parlamentar.

Topi thotë se Basha mori një porosi shumë dashamirëse nga amerikanët për demokratizimin e PD dhe e ekzekutoi duke dalë nga të gjitha alibitë.

PYETJA: Më mirë PD me apo pa Berishën?

 

BAMIR TOPI: Unë besoj që pyetja juaj ndodh se pyetjet nuk zgjidhen, duhet të ishin në tjetër këndvështrim. Nëse kujtoni çfarë thashë në përmbyllje të përgjigjes, emrat janë të rëndësishëm, por më shumë janë institucionet.Nëse i referoheni fjalës së Berishës për pazare, së paku Berisha është disa vjet me vonesë. Pazari më i madh i përfolur është ai i 2017.

Del një pyetje shumë e rëndësishme, ky ka qenë në dijeni apo jo. Nëse ka qenë pse zgjodhi heshtjen. Sa u duk në sytë e të gjithëve, atyre që e njohin dhe nuk e njohin, ishte në dijeni të gjithçkaje dhe po bëhej në simbiozë të BashaBerisha. Faktet e diëtve të fundit po dëshmojnë që, Berisha ka qëndruar mesa duket në tërheqje për këtë periudhë duke shpresuar të ruajë statuquo. Nuk ishte Basha. Besoj që katalizatori më i fortë në këtë proces janë SHBA. Janë ata që duke e dëshmuar publikisht dhe duke e analizuar arsyet e personit non grata, i dhanë një nxitje e subjektit politik, ku zëri i Berishës është autoritar klasik. Janë 30 vjet që janë drejtuar me dorë të fortë nga ai. Edhe kur s’ka qenë kryetar që pushteti i tij në PD ka qenë i pranishëm. Ishte katalizatori SHBA, që Basha të dilte nga të gjitha alibitë, sipas zërave janë shprehur në takime të tjera, që e ka pasur një pengesë në rrugëtimin e tij. Veprimi i Bashës është një ekzekutim i një porosie shumë dashamirëse që është dhënë për demokratizimin e PD.

PYETJA: Kishte zgjidhje tjetër?

BAMIR TOPI: Duke besuar që një nga personat që e ka mbajtur PD në 30 vite është Berisha. Nga kjo pikëpamje them se Basha edhe sot që ne flasim është njeri që nuk flet. Dy nuk flasin në Shqipëri, që duhet të flisnin së paku të qartësonin pozicionin, Basha që është i involvuari duke parë që ka dhe një lëvizje të kundërshtarit të tij, dhe një zë tjetër që është marrë me gjithçka që ka të bërë me opozitën. Duke degjeneruar dhe opinionin publik, Edi Rama. Më i privilegjuari në këto moment. Një personazh politik i rëndësishëm është ai i mandatit të tretë. Nuk kemi as njërin as tjetrin. Me të drejtë sot takon njerëz, ja pra është prova sap o them. Sot njerëzit kanë nevojë për transparencë. Çdo gjë ndodh, do të ndodhi. Patjetër ka nevojë për sqarim. Niveli i absorbimit të një lajmi nuk është njëlloj për të gjithë. Militantët e një partie i janë vënë me mish e me shpirt një individi, nuk e kuptojnë.

 

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *