“Do hash plumbin ballit’. Kërcënohet Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, zbulohet arsyeja e rëndë –

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar në emisionin ‘Shqipëri Live” se pas deklaratave të tij për situatën e COVID në vend dhe pozicionimit të tij provaksinës, ka marrë mesazhe të shumta kërcënuese.

“Ka mesazhe do hash plumbin ballit apo kërcënime por nuk kam frikë të jap mendimin tim. Në një emision televiziv kishte mjekë, avokatë e politikanë dhe shpreha mendimin tim që një avokat nuk mund të shpjegojë sëmundjen dhe vaksinën se nuk e njeh. Ky është qëllimi im si profesionist.

Kush kalon sëmundjen ka imunitet, por bërja e vaksinës sugjerohet minimum 6 muaj pasi ke kaluar sëmundjen. Studimet tregojnë se ata që vaksinohen janë 10 herë më të mbrojtur se ata që kanë kaluar sëmundjen dhe nuk vaksinohen”, tha Brataj.

 

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *