E rëndë/ Kërcënohet Skënder Brataj, zbulohet arsyeja e rëndë. “Do hash plumbin ballit’.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar në emisionin ‘Shqipëri Live” se pas deklaratave të tij për situatën e COVID në vend dhe pozicionimit të tij pro-vaksinës, ka marrë mesazhe të shumta kërcënuese.

“Ka mesazhe do hash plumbin ballit apo kërcënime por nuk kam frikë të jap mendimin tim. Në një emision televiziv kishte mjekë, avokatë e politikanë dhe shpreha mendimin tim që një avokat nuk mund të shpjegojë sëmundjen dhe vaksinën se nuk e njeh. Ky është qëllimi im si profesionist.

Kush kalon sëmundjen ka imunitet, por bërja e vaksinës sugjerohet minimum 6 muaj pasi ke kaluar sëmundjen. Studimet tregojnë se ata që vaksinohen janë 10 herë më të mbrojtur se ata që kanë kaluar sëmundjen dhe nuk vaksinohen”, tha Brataj.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *