Emilia Koliqi “karrem” i Lulzim Bashës, fyerje e rëndë për shkodranët dhe demokratët lëvizja e tij –

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e këtyre 30 vite pluralizëm politik, që një deputet i dalë nga radhët e partisë demokratike, e që përfaqëson qarkun Shkoder të përdoret si gur shahu nga Lulzim Basha.

Por ja që siç e thotë edhe një shprehje e popullit, ka gjithmonë një herë të parë, e ajo ka ndodhur në këtë legjislaturë. Opozita ka 3 grupe parlamentare, ku dy prej tyre janë formuar me deputet që dolën nga radhët e PD, por Basha i përdori për të plotësuar grupe të reja parlamentare nën drejtimin e Fatmir Mediut dhe Mesila Dodës. Kështu si karrem për të mbushur këtë listë u përdor edhe deputetja e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit me votat e demokratëve të Shkodres, Emilia Koliqi.

Ajo do të jetë pjesë jo e grupit parlamentar të PD, por e Aleancës për ndryshim në përbërje të të cilit janë: Fatmir Mediu kryetar, Duka nënkryetar, Merita Bakiu zëdhënës, Elda Hoti sekretar, Emilja Koliqi anëtar, Dashamir Shehi anëtar dheVangjel Dule anëtar.

Në formën më të shëmtuar Basha fyen kështu demokratët e Shkodres, që i përdor si gur shahu për lëvizjet e tij, e në këtë pikë pranon të bjeri edhe një deputete e cila përfaqëson një qark të rëndësishëm, e që në gjithë këto vite nuk ka pranuar kompromise kur flitet për frymën që e djathta përfaqëson.

Të kthehesh në një gur që Lulzim Basha e përdor si do, duke e hedhur sa në një krah në tjetrin, e ku atij i duhet për të mbushur, nuk do të duhej asesi të pranohej nga Koliqi, aq më shumë duke ditur atë cfarë përfaqësojnë demokratët e këtij qarku, që janë gur themeli i rëndë i demokracisë në Shqipëri.

Natyrisht që për një njeri rishtar në politikë, pa pjekurinë e duhur dhe që mandatin e ka për të pritur pensionimin, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, prandaj Koliqi do të vazhdojë të bëjë si të urdhërojë kryetari. /ShkodraNews

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *