Futen në FUQI nesër Rregullat e Reja, kush do udhëtojë drejt këtij vendi? Ministria e Jashtme jep Njoftimin –

Nga nesër kush ka në plan të udhëtoje drejt Austrisë duhet së pari të njihet me rregullat. MEPJ bën me dije me anë të një njoftimi se vetëm personat plotësisht të v.a.k.s.i.n.u.a.r, ose me një dëshmi mjeksore që e kanë kaluar Covid19 dhe janë të shëruar, ose të moshës 12 vjeç e lart do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen.

Të gjithë udhëtarët e pav.a.k.s.i.n.u.a.r, mund të hyjnë në Austri, por:

duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English)  https://entry.ptc.gv.at/en.html ,

të paraqesin një test negativ të COVID19  dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.

Kategoritë që përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë janë:

▪️ Ata që udhëtojnë për qëllime biznesi;

▪️ Forca humanitare;

▪️ Të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar;

▪️ Ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse.

Për informacione më të përditësuara dhe detajuara për hyrjen në Austri mund të drejtoheni https://www.austria.info/en

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *