Merkel vjen në Tiranë. Zbulohet mesazhi i fshehtë që i tha Ramës

Ditën e sotme mbërriti në Tiranë kancelarja gjermane Angela Merkel në vizitën e saj të fundit si kancelare e Gjermanisë. Vizita e saj është në kuadër të takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor për procesin e Berlinit. Por ashtu si në çdo vizitë zyrtare edhe në Shqipëri, Merkel ia arriti të jepte një mesazh të koduar me anë të ngjyrës së xhaketës që ajo kishte zgjedhur. Në Tiranë, Merkel erdhi e veshur me një xhaketë blu dhe pantallona të zeza dhe kjo për një arsye të thjeshtë: për të qenë sa më serioze.

Ekspertët e komunikimit thonë se Merkel jep një mesazh të rëndësishëm me ngjyrën e xhaketës që ajo zgjedh për të veshur. Në këtë rast me xhaketë blu ajo ka dashur të tregojë se ajo do të jetë serioze në këtë takim, por jo e rreptë siç do të tregonte me një xhaketë të zezë. Në fakt, ngjyra e xhaketave të Angela Merkel përcaktohet nga gjendja e saj dhe varet nga ku shkon, dhe me kë takohet në atë ditë të veçantë.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *