Nuk duroj dot më, s’jam mirë dhe kam arritur në një pikë që… –

Dhuna ndaj grave është një nga fenomenet me të rënda, me cilin përballet sot shoqëria shqiptare. Ajo është e përhapur kudo, si nga pikëpamja fizike, ashtu dhe nga ajo psikologjike.

Për të folur mbi këtë temë në emisioni “Rudina” në Tv Klan ka qenë të ftuar juristja Eni Çobani, sociologu Gëzim Tushi, aktivistja dhe koordinatorja kombëtare të rrjetit “Barazi dhe Vendimmarrje” Edlira Çepani, dietologia Diola Dosti dhe Dario Doka, makeup artist.

Bëhet fjalë pikërisht dy rastet e fundit tragjike të dy vajzave të reja, jeta e të cilave u pre në mes në moshë shumë të re. Të gjithë u tronditëm nga rasti i 23vjeçares nga Fieri, Sabrina Bengaj, e cila u vra nga ishbashkëshorti i saj dhe për rastin e 18vjeçares nga Ferizaj i Kosovës, Marigona Osmani, e lënë pa jetë në dyert e spitalit. Raste të tmerrshme që vërtetojnë edhe më shumë se dhuna është një fenomen që duket se nuk po zbehet aspak në shoqërinë shqiptare.

Juristja Eni Çobani është shprehur e prekur për këto ngjarje dhe sipas saj ka ardhur në një pikë që ajo nuk duron dot më dhe fajin mos ia hedhim ligjit por familjes, e cila aprovon lidhjen e një vajze minorene, vetëm 14 vjeç me një djalë. Sipas saj, Sabrina 23 vjeç dot duhet të ndodhej në fakultet dhe jo nënë e një vajze të vogël.

“Më lejo të çoj nëpërmjet studios tënde ngushëllime të dyja familjeve sepse sot janë për ngushëllim të dyja familjet. E para është familja e Sabrinës, por edhe tek familja e Eltonit unë them që duhet të jetë një traumë e jashtëzakonshme. Sabrina 23vjeçare, është shumë ironike fakti që u vra me bukë në gojë dhe ky moment ka qenë shpërthimi i atij statusi që ju keni lexuar publikisht.

Nuk mundem ta pranoj më dhe kam ardhur në një pikë që ndoshta dhe nga ana njerëzore, morale dhe profesionale që kur do i biem këtij mali të fortë me grusht dhe ta rrëzojmë? Nuk flas në kuptimin figurativ, por në të vërtetë.

Ky është bërë një mal i madh. Ky agresivitet i jashtëzakonshëm kundër gruas. Si mundet që një shoqëri normale evropiane, perëndimore sikundër ne pretendojmë të jemi,  vret gruan. Në shekullin në të cilin ne jetojmë ne vrasim gruan. Si mund të jemi në normalë në jetën tonë të përditshme?

Unë personalisht nuk jam mirë dhe sapo kam marrë ftesën për tek ty nuk kam hezituar fare edhe pse sot kam qenë në shumë angazhime të mia, kam thënë që tek Rudina do të shkoj sepse unë doja të flisja, të ndaja këtë dhimbje me kolegët, me shqiptarët që po na ndjekin, me nënat dhe familjarët.

Ku po shkojmë, çfarë po bëjmë, pas një djali dhe një vajze është gjithmonë një nënë, është një grua dhe ne jemi zemreku dhe çelësi i një shoqërie që duhet të sjellim qetësi dhe buzëqeshje. Nëse ne vijmë sot dhe themi çdo bëjë ligji, jam realisht e ezauruar se çfarë do bëjë ligji. Sot ne duhet të jemi më të fortë se kurrë. Nuk është zgjidhja të shajmë drejtësinë dhe ligjin, unë jam që të vëmë gishtin tek plaga dhe plaga më e madhe është familja shqiptare.

Nëse unë dëgjoj një nënë të një djali sikundër ka dalë gjithë këto ditë dhe nuk kam dëgjuar prej saj t’i drejtohet familjes tjetër me ngushëllime për humbjen e jetës së vajzës, unë këtë nënë nuk mund ta pranoj dot përpos dhimbjes që ka për djalin e saj, por familja tjetër ka humbur një vajzë 23 vjeç. Ajo duhet të ishte në fakultet sot, jo nënë e një fëmije, e larguar nga banesa që në moshën 14 vjeç.

Nuk ka marrë përgjigje akoma shoqëria si është e mundur që familja e vajzës ka lejuar që vajza të lidhet me këtë djalë në moshën minorene 14vjeçare? Pra ka shumë problematika para se të shkojmë tek ligji, familja është nukli nga i cili besoj se duhet të fillojë gjithçka”, është shprehur Eni Çobani.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *