“Nuk ka nevojë të…” Foto e saj me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën bëri xhiron e rrjetit, reagon Arbana Osmani

Pas vendimit të bujshëm të liderit opozitar Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD ish-kryeministrin Sali Berisha, ka patur shumë reagime në rradhët e opinionit publik, madje edhe meme.

Së fundmi ka qarkulluar dhe një fotografi e modifikuar, ku Berisha dhe Basha shfaqen te programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit.

Ndjekësit ja kanë dërguar këtë foto moderatores me qindra herë dhe kjo e fundit ka zgjedhur të reagojë.

“Po e publikoj që t’iu tregoj se po e kam parë dhe është shumë funny dhe nuk ka nevojë t’ma dërgoni më’, shkruan Arbana. /fastnewsal

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *