O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje, ja liri –

Ishkryeministri Sali Berisha ka publikuar pak çaste më parë një video nga një tubim i shumë viteve më parë, në atë që duket të jetë një mesazh drejetuar kreut të PDsë, Basha.

Ndërsa flet para një turme të madhe mbështetësish, këta të fundit këndojnë vargje nga kënga patriotike ‘O trima luftëtarë’ e Thanas Floqit.

Gjëja tjetër që bie në sy është se ai shoqërohet në podium nga ishzyrtarë të PDsë, që sot janë të larguar mes të cilëve dallohet Jozefina Topalli, një kritike e ashpër e kryedemokratit Basha prej shumë vitesh.

“Se mjaft në robëri O e mjera nënë Shqipëri O djem rrëmbeni pushkën e Ja vdekje, Ja liri!”­ – janë disa nga vargjet që dëgjohen të këndohet në video.

Ishkryeministri ka kundërshtuar ashpër vendimin e kreut të PDsë, Basha, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PDsë.

Ai tha se ky është një pazar i ndyrë e i fëlliqur mes Bashës e kryeministrit Rama. Po kështu Berisha ka theksuar se do nisë turin në bazë për të rrëzuar atë që e quan një vendim nul nga ana e Bashës.

Berisha ka thënë se vendimi është thikë pas shpine për PDnë e demokratët në mbarë vendin, është një goditje e rëndë për partinë dhe është marrë duke shkelur statutin e saj.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *