Sherr në emision. “Hipokrike”. Guxholli nxjerr të pathënat për Gjekmarkaj: Ti ke thënë për Bashën se…

Janë ndezur keq debatet në stuidion televizive mbrëmjen e djeshme mes deputetit Agron Gjekmarkaj dhe ish-zyrtares së PD, Zana Guxholli.

Përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar ka qenë shkaku i përplasjeve të forta.

Zana Guxholli: Atë kërcënim e bëri me të drejtë SHBA-ja kur i kërkoi aksionet që të mos dilte në të kundërt, të mos dilte nga parlamenti, të mos largohej nga reforma, atëherë është bërë ky kërcënim. Megjithatë, në atë kohë, Basha nuk e mori parasysh, kjo më vë pikëpyetjen mua. Unë nuk dyshoj dhe nuk vë në diskutim vendimin e amerikanëve, fare, fare.

Agron Gjekmarkaj: O zonjë, më thuaj, Partia Demokratike duhet të ketë marrëdhënie solide me SHBA apo nuk duhet t’i ketë? Në qoftë se mes këtyre dy marrëdhënieve ka një pengesë, një pengesë madhore, të quajtur Sali Berisha, si duhet të reagojë Partia Demokratike?

Zana Guxholli: Nuk vë në diskutim vendimin e SHBA, vë në diskutim vendimin e zotit Basha.

Agron Gjekmarkaj: Ju jeni të gjithë hipokritë dhe diskursë sepse i ikni thelbit. Thelbi është ky.

Zana Guxholli: Jo, jo hipokrit s’jam unë, hipokrit je ti që ke dalë ke thënë të 99-at për Bashën kur nuk të vuri deputet. Tani që të vuri deputet, Basha është bërë lider.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *