Tmerr/ Përdhunohet dhe sulmohet barbarisht 34-vjeçarja. Gjendet brenda…

Një 34-vjeçare indiane është pë*dhunuar dhe sulmuar në Mumbai dhe më pas ka gjetur vdekjen prej plagëve të marra.

34 vjeçarja u gjet e shtrirë pa ndjenja brenda një mini autobusi në lagjen periferike të Sakinaka, tha komisari i policisë në Mumbai, Hemant Nagrale në një konferencë shtypi.

Ajo thuhet se është përdhunuar dhe sulmuar me një shufër hekuri. Gruaja u dërgua në Spitalin Rajaëadi dhe fillimisht iu përgjigj trajtimit, por më pas vdiq nga plagët e shumta.

Policia arrestoi një burrë nën dyshimin për përdhunim dhe vrasje, pasi u identifikua nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Inspektor i lartë i policisë në stacionin e policisë Sakinaka, tha se viktima dhe autori i dyshuar ishin të dy të pastrehë. Nëse shpallet fajtor, i dyshuari mund të përballet me dënimin me vdekje.

Rasti shënoi një pikë kthese në vend dhe nxiti miliona gra të protestonin për ligje më të ashpra mbi sulmet seksuale.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *