Vapa s’paska ikur me gushtin/ Ja sa gradë me sa gradë do të rriten temperaturat

Stina e verës ende nuk ka mbaruar edhe pse jemi në vjeshtë. Nga mesjava rajoni pritet që të përfshihet nga një valë nxehtësie me temperaturat që parashikohet që të shkojnë deri në 37 gradë në fundjavë.

Shërbimi Meteorologjik grek parashikon që moti do të përmirësohet gradualisht duke filluar nga e marta, 14 shtator për të kulmuar në fundjavë me temperaturat që do të na kujtojë verën.

I nxehti që parashikohet që të rikthehet në mes të shtatorit në vendin fqinj pritet që të “pushtojë” edhe Shqipërinë. /korrieri

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *