24-vjeçarja në gjendje të rëndë/ Shtatzënë në muajin e 7-të. Mjekët vendosin ‘fatin e fëmijës’

24-vjeçarja Xheni Kaba e cila ndodhet në gjendje të rëndë pas infektimit nga COVID është nisur për kurim më të specializuar në Turqi.

Kjo lëvizje vjen pas përkeqësimit të gjendjes së të resë që ishte edhe shtatzënë në muajin e shtatë.

Me përkeqësimin e gjendjes së 24-vjeçares, mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme. Xheni Kaba, gjendet e intubuar prej disa ditësh.

Të afërmit e saj disa ditë më parë kanë bërë thirrje publike për ndihme nga qytetarët pasi mendohet se kurimi do t’i kushtojë rreth 40 mijë euro, të cilët ata nuk i kishin.

Krahas nisjes së Xhenit jashtë shtetit, lajmi tjetër i mirë në këtë rast është se foshnja gëzon shëndet të plotë dhe gjendet nën kujdesin e familjarëve.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *