Aksident në minierë, bllokohet një minator dhe…

Një minator ka mbetur i bllokuar në një prej galerive në Bulqizë.

Lajmin e ka dhënë policia e Bulqizës.

Policia e Bulqizës/ informacion paraprak

Me datë 15.09.2021, rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *