Befason Bes Kallaku: Kam menduar që të largohem sepse…

Aktori Bes Kallaku ka qenë pasditen e djeshme i ftuar në “ABCja e Pasdites”, ku është deklarur se pasuriq më e madhe për të është familja.

“Mua gjatë kohës që duhet të shkruaj skenaret e “Kosherja”, rri deri në dy apo tre të mëngjesit duke shkruar. Përvec skenarëve të mi, kam edhe numrat që bëj edhe për të. Zgjohem herët në mëngjës, bej palestër dhe nis sërish punën me gjithçka kam përpara. Ka njerëz me xhepa plot por me zemrën bosh.. për mua pasuria ime më e madhe është familja. Çdo gjë tjetër është përkohëshmëri. E vetmja gjë që do i lej fëmijës sim është emri im i mirë dhe veprat e mia të mira”.

A ka menduar Besi dhe Jona të largohen nga ekrani dhe Shqipëria? Të dy pohuan të njejtën gjë: PO.

“Si unë, si Jona e kemi menduar largimin. Shumë trishtim që dikush që ka një karrierë të konsoliduar, të mendosh largimin. Mbi të gjitha, ndonjëherë të bëjnë njerëzit të lesh vendin tënd. Më ka thënë një prift këtë vend e ka bekuar Zoti por nuk e do robi’,  përfundoi Besi.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *