Del foto, ky është minatori 61 vjeçar nga Bulqiza, ende i bllokuar në galeri –

Vijon prej disa orësh puna për shpëtimin e 61 vjeçarit Muharrem Plaku, minatorit që ka ngelur i bllokuar që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në një minierë.

61 vjeçari punonte prej 8 vitesh në këtë minierë, teksa ende nuk dihet asgjë për fatin e tij, ndërkohë që po punohet për pastrimin e mineralit të kromit që ka bllokuar minatorin.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi avari i shpëtimit nga Tirana, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *