E rëndë/ Ishte zh/dukur prej 24 orësh, gjendet trupi i pajetë i vëllait të moderatores shqiptare

Një ngjarje tr/onditëse ka ndodhur së fundmi në Kosovë.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin e identifikuar si Baton Berisha, i cili është gjetur i pajetë në Pejë, 24 orë pasi u deklarua i zhdukur nga familja.

Ai është njëkohësisht dhe vëllai i moderatores së njohur Venera Berisha Morina.

Mediat vendase bëjnë me dije se i riu ishte larguar nga banesa e tij një ditë më parë.

E shqetësuar nga mungesa e kontaktit me të, e shoqja ka bërë një de/noncim në polici.

Kërkimet bënë që në mesditë, Berisha të gjendej pa shenja jete në fshatin Sferkë të Pejës.

“Sot rreth orës 13:00 policia është njoftuar përmes telefonit nga familjarët se personi i cili dje ishte raportuar i zh/dukur është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe mjeku e ka konstatuar vd/ekjen e vik/timës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i vik/timës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Pritet që mjekësia ligjore të japë fjalën e fundit për shkaqet e vd/ekjes së Berishës. Mediat lokale shkruajnë se Berisha rrjedh nga një familje e njohur, shumë e arsimuar dhe e urtë nga Peja. Babai dhe nëna e të ndjerit kanë shërbyer për dekada në arsim dhe vetë 36-vjeçari nuk ka pasur precedent pe/nalë. /korrieri

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *