E rëndë, përplasi kunatën me makinë, largohet nga vendngjarja gruaja

Një grua në Gjilan ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur me veturë nga një grua tjetër, e cila ndodhet në arrati.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Policia bën të ditur se viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa e dyshuara nuk është kapur ende nga organet e drejtësisë.

“Viktima femër kosovare është duke u trajtuar në spitalin rajonal Gjilan, pasi që e njëjta është goditur me veturë nga e dyshuara femër kosovare e cila gjendet në arrati”, thuhet në raport.

Ndërkohë mediet lokale në Gjilan raportojnë se dy gratë e përfshira në këtë ngjarje janë kunata mes vete.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *