E rrezikshme/ Zbulohen 15 predha të Luftës së Dytë Botërore në portin e Vlorës

Ditën e sotme gjatë punimeve në zonën e Skelës në Vlorë janë gjetur 15 predha të vjetra. Ka dyshime se këto predha i përkasin Luftës së Dytë Botërore. Këto predha janë gjetur në thellësi të tokës dhe pritet që të hiqen nga momenti në moment nga kantieri ku po punohet për ndërtimin e portit. Policia ka bërë rrethimit e kantierit ku janë zbuluar predhat dhe punimet janë ndërprerë deri në momentin e heqjes së tyre nga forcat xheniere, pasi nuk dihet nëse janë të gjitha të plasura apo jo.

 

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *