E tmerrshme/ Gruaja tregon rënien e ashensorit në Astir: Zgjati vetëm… “Ndjeva një dhimbje të fortë te këmbët”

Merita Sula është një prej të plagosurave nga rënia e ashensorit në Astir para pak ditësh. Në dëshminë e saj në prokurori, ajo ka treguar se në momentin që ashensori ka rënë ka qenë brenda bashkë me dy vajzat e saj të mitura 5 dhe 7 vjeçe dhe 5 persona të tjerë. Ajo ka rrëfyer se atë natë kishte qenë për darkë te kushërira dhe rreth orës 23:50 ishte larguar nga shtëpia e saj. Me tej ajo ka treguar se pasi ka hipur në ashensor bashkë me personat e tjerë kanë ndjerë një rënie për 3 sekonda, e cila në fund u shoqërua me një zhurmë të çuditshme të ashensorit duke përfunduar me një goditje të madhe.

Rënia zgjati vetëm 3 sekonda, më pas ashensori pësoi një goditje të madhe. Ndjeva një dhimbje të fortë në pjesën e poshtme të trupit. Sapo ashensori nisi të zbriste poshtë, kam dëgjuar një zhurmë të çuditshme ku edhe është shkëputur menjëherë duke rënë në gjendje të lirë. Kjo rënie zgjati 3 sekonda dhe ashensori ka ndaluar duke dhënë një goditje të madhe. Ndjeva një dhimbje te pjesa e këmbëve. Jashtë na nxorën familjarët tanë, hapën derën me forcë.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *