Kishin rritur 950 rrënjë kanabisi me vlerë…Kapen shqiptarët në shtëpinë e “fortifikuar”

Autoritetet britanike kanë arrestuar së fundmi dy shqiptarë që merreshin me prodhimin e kanabisit në një banesë në Blackpool. Banesa e raportua se ishte “fortifikuar shumë”, por kur policia hyri brenda zbuloi 950 rrënjë kanabisi. Dy shtetas shqiptarë, Frrok Zefi, 42 vjeç dhe Aldi Gjetani, 27 vjeç, u arrestuan më pas për prodhimin e kanabisit dhe për veprat penale të emigracionit. Në këtë banesëqë ndodhej në Blackpool, shqiptarët kishin lidhur ilegalisht energjinë elektrike që iu duhej për rritjen e kanabisit. Sipas mediave britanike, policia ka njoftuar se vlera e kanabisit të sekuestruar kap shifrën e tregut rreth 950,000 £.

Ndërsa në fotot e marra nga banesa ku rritej kanabisi mund të shihen edhe lidhjet elektrike të cilat janë një rrezik domethënës nga zjarri dhe mungojnë dritaret për ajrosje.Në thuajse të gjitha dyert, siç shihet edhe në foto, ishin vendosur shule të fortë dhe ishin vidhosur në mënyrë që askush të mos kishte akses.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *