Mendoni se ndonjë udhëheqës tjetër do kujdeset për Shqipërinë si ju? Ja si përgjigjet Angela Merkel

Pas vizitës që bëri sot në Tiranë, kancelarja gjermane Angela Merkel mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Teksa u vu në dukje kontributi i saj për Shqipërinë, Merkel u pyet nga gazeetarët se nëse pas largimit të saj do të ketë ndonjë udhëheqës tjetër që do të kujdeset njësoj për vendin tonë.

Muhamed Veliu: Me largimin tuaj Ballkani Perëndimor humb një mike të jashtëzakonshme, një avokate të fortë, kush mendoni se ndonjë nga udhëheqësit në Europë mund të kujdeset me të njëjtën forcë?

Angela Merkel: Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet, thjesht mund të ngadalësohen gjërat. Emmanuel Macron ka shëtitur të gjithë rajonin. Ka shumë miq, Sebastian Kurtz është gjithashtu një mik i rajonit. Interesi për të bashkëpunuar me këtë rajon është mjaft i madh. Unë vij nga ish-Gjermania Lindore, kam parë se çfarë force, energjie duhet. Çdo kancelar federal është i vetëdijshëm për këtë gjë. /fastnewsal

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *