Ndryshojnë sërish rregullat, nga sot kush do udhëtojë drejt këtij vendi duhet të ketë parasysh Masat e Reja –

Hyjnë sot në fuqi rregullat e reja për udhëtimet drejt Malit të Zi.

Në të gjitha pikat kufitare mund të hyjnë vetëm personat që do të kenë një nga këto dokumente, test PCR, tampon negative me vlefshmëri jo më shumë se 72 orë, certifikatë vaksinimi me të dy dozat si dhe test serologjik që ke kaluar infektimin.

Njoftimi i autoriteteve doganore:

Drejtoria Rajonale e Kufirit Dhe Migracionit Shkodër. Autoritetet policore të Malit të Zi kanë njoftuar mbi masat e reja të kufizimit të hyrjedaljeve në pikat e kalimit kufitar, nisur nga situata e pandemisë.

Duke filluar nga data 15 shtator 2021, çdo shtetas që do të hyjë në territorin e Malit të Zi duhet të paraqesë një nga dëshmitë e mëposhtme:

2Tampon negativ (vlefshmëria jo më shumë se 72 orë);

3Certifikatë vaksinimi me të dy dozat;

2Test serologjik që vërteton se ke kaluar COV2, në një afat brenda 180 ditësh.

Theksojmë se do të njihen vetëm testet e lëshuara vetëm nga laboratorët e subjekteve si më poshtë:

1American Hospital, 2Intermedica Center, 3Genius Lab, 4German Hospital, 5Biocheck Diagnostic, 6Salus Tirana, 7Noval Diagnostic, 8Pegasus Med,9Clinical Cambridge, 10Orion Struga. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *