Nesër votohet qeveria e re, zbulohet hapi i PD, çfarë po ndodh tani tek selia blu –

Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje në selinë blu ditën e sotme në orën 19:00.

Në një njoftim për shtyp theksohet se tema do të jetë seanca e nesërme në kuvend.

“Përshëndetje! Sot, në orën 19:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi lidhur me seancën nesër, seancë me tepër rëndësi. Ju faleminderit!”, shkruhet në njioftim.

Ora 10:00 e të enjtes do ta gjejë parlamentin në seancë plenare nga ku kryeministri Edi Rama do të shpalosë programin politik të qeverisjes për katër vitet e ardhshme.

Më pas kryeministri do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve nga ku do të shihet edhe performaca e grupit të parlamentar të PD. Deri në orën 16:00 seanca do të vijojë me debate për atë çfarë do të paraqesë Edi Rama dhe ministrat e propozuar.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *