Pamje te renda/ Grabitesit perdorin gruan si mburoje ndersa dalin nga banka dhe…

Autoritetet greke kanë nisur një kërkim me qëllim gjetjen e dy autorëve, të cilët me kërcënimin me kallashnikov grabitën një bankë në mesditë në rrugën Mitropoleos dhe u arratisën në këmbë. Mediat greke kanë publikuar disa fotot me dy grabitësit e armatosur brenda bankës, në qendër të Athinës. Në pamje duket momenti kur ata kanë tërhequr rreth 11,000 euro nga fondet dhe largohen nga banka, duke përdorur një grua si “mburojë”.

Njëri mban veshur pantallona të shkurtra, një kapele, një maskë mbrojtëse kundër koronavirusit, syze dhe një bluzë me mëngë të gjata. Tjetri ka një çantë shpine, një bluzë me mëngë të shkurtra, pantallona të shkurtra, një maskë kirurgjikale, dhe është grabitësi me tatuazhin në krahun e majtë. Grabitja ndodhi në orën 11:35 në zemër të Athinës. Dy autorët hynë në bankë, duke u sjellë si klientë dhe menjëherë nxorrën armët. Me kallashnikov dhe një pistoletë, ata i imobilizuan punonjësit dhe klientët, morën paratë dhe u larguan përballë rrugës Mitropoleos.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *