Paralajmërohet lëvizja e bujshme. Njoftimi urgjent për vrasjen e Sabrina Bengajt

Drejtësi për Sabrina Bengaj. Pas protesës që u mbaj dje në Tiranë, një tjetër protest do të mbahet sot në Fier,  për 23vjeçaren e cila u qëllua për vdekje nga ishbashkëshorti i saj 31vjeçari Elton Metaj.

Pas Tiranës, “Platforma Kombëtare për Gratë” kërkon drejtësi për Sabina Bengaj në Fier, në të njëjtën orë si në kryeqytet.

Në njoftimin e bërë publik në media paralajmërohet se sot në orën 18:00 në qendër të Fierit do të organizohet protesta ku kërkohet ndëshkimi sa më i rëndë i autorit të këtij krimi.

“Drejtësi për Sabinën dhe dhjetëra viktima. Drejtësi për familjet dhe familjarët e tyre, drejtësi në dritë dhe sot protestojmë në qendër të Fierit ora 18:00”, thuhet në njoftimin Platforma Kombëtare për Gratë.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *