‘Po ju e gjeni dot?” Big Brother Vip zbulon personazhin e dytë, ja kush është vajza që do bëhet pjesë e shtëpisë më të njohur

Faqja zyrtare në Instagram ‘Big Brother Vip’ ka publikuar një video ku zbulon personazhin e dytë që do bëhet pjesë e shtëpisë më të njohur në Shqipëri.

Në videon në fjalë shfaqet një vajzë e veshur mjaft elegante. Ajo është me kurriz dhe nuk i vihet re fytyra. “Big Brother Vip” nuk e ka zbuluar emrin e konkurrentes, por ka pyetur ndjekësit: “A e gjeni dot personazhin në video?”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, u zbulua personi i parë që do të jetë pjesë e reality shoët. Ajo është Sheila Haxhiraj, një këngëtare dhe autore shqiptare e njohur.

Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, në moshën 18vjeçare Sheila Haxhiraj fitoi vendin e parë në garën muzikore të “XFactor Albania” garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mijë konkurrentë nga Shqipëria dhe trojet.

https://www.instagram.com/reel/CT1i6yHAvdY/?utm_source=ig_web_copy_link

 


Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *